• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prurjet e reja dhe ideja taktike, Pioli planifikon dy skema

12/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Asnjëherë si muajt e fundit Pioli nuk i është drejtuar drejtpërdrejt klubit për ta stimuluar në merkato. Dhe nga ana tjetër duhet kuptuar, pasi organika e tij do të ndryshojë për rreth një të tretën e elementeve të saj.

PIOLI

Një situatë me të mirat dhe të këqijat e veta. Disavantazhi është nevoja për të integruar të rinjtë në kohën më të shkurtër të mundshme, ndërsa avantazhi është se në bazë të kujt vjen mund – siç thotë trajneri – të ndryshosh rezultatin taktik. Pika e nisjes do të mbetet katërshja e tërhequr, e cila është i vetmi repart ku, nëse nuk ka dalje (Gabia?), nuk ka nevojë të ndërhyhet.

DIKU NË MES – Pika kryesore e Milanit të ri, në kuadrin e 4-2-3-1-shit të zakonshëm, do të jenë mesfusha dhe fantazisti. Këtu po, kjo ndryshon, dhe shumë. Jo vetëm në emra, por edhe në llojin e lojtarëve të kërkuar ose të ardhur. Loftus-Çikk dhe Reijnders janë profile “vertikale”, për kredhje në zonë (megjithatë jo vetëm), me një fizik të rëndësishëm. Lojtarë me një mënyrë “europiane” të interpretimit të rolit, thuhet në këto raste.

Musah, një objektiv tjetër, ka një tonazh më pak mbresëlënës, por karakteristika të një lojtari që e njeh portën rivale. Me fjalë të tjera, është e arsyeshme të pritet një Milan që driblon më pak në zemër të fushës, që do të kërkojë më shumë vertikalizime dhe që ndoshta në mesfushë nuk do të mposhtet më në duele dhe luftime trup me trup.

HAPËSIRA E FUNDIT – Treshja pas shpinës së Zhirusë është ende një pikëpyetje e madhe, sepse është një gjë të luash me Çukvuezen dhe një tjetër pa të. Ndërkohë, ardhja e nigerianit do të përjashtonte atë të Taremit në sulm për shkak të hapësirës së fundit si lojtar jokomunitar dhe në bazë të kësaj ndoshta do të ndryshonte edhe pozicioni i Pulisiçit: djathtas pa Çukvuezen, në qendër me të. Edhe ardhja e Taremit do të ndryshonte pjesërisht mënyrën e lojës së “djallit”, sepse iraniani, krahasuar me Zhirunë apo Moratën, është lloji i qendërsulmuesit që do të mbushte më shumë zonën e rreptësisë rivale.

PA FANTAZIST – Deri më tani janë bërë konsiderata bazuar në 4-2-3-1, por 4- 3-3 është gjithashtu afër Milanit. Pioli po e mendon jo vetëm si një rikthim apo situatë nevoje, por edhe si një sistem parësor për të alternuar me 4-2-3-1-shin. Në këtë rast mesfusha do të forcohej dhe kjo do të kishte kuptim veçanërisht nëse në “Milanello” mbërrin një tjetër mesfushor. Në këtë moment Pulisiç do të gjente hapësirë në këndin e sipërm të djathtë dhe i sakrifikuar do të ishte fantazisti. Mund të jetë ulja taktike më logjike në rast se klubi nuk siguron Çukvuezen.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

PSG-së i kërkohet që ta ‘kalb’ Mbappen në bankën rezervë gjatë gjithë sezonit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.