• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pse Baseli mbeti pa fanella të Xherdan Shaqirit?

27/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rrallë ndonjë transferim i bërë nga klubet e Superligës së Zvicrës solli valë të tillë euforie.

Të dielën e kaluar mbi 30 mijë shikues ishin në stadiumin e Baselit për kthimin e Xherdan Shaqirit. Logjikisht, fanella e numrit të ri 10 të Baselit është shumë e shitur. Klubi nuk ka dhënë shifra të sakta, por rreth 4500 fanella të Shaqirit janë shitur tashmë.

“Kjo është e jashtëzakonshme dhe nuk është parë më herët”, ka thënë drejtori për media i klubit, Simon Walter.

Lojtari i fundit që solli interesim të ngjashëm për fanella ishte Alex Frei, kur u kthye te Baseli nga Borussia Dortmundi në vitin 2009.

Por shifrat e shitjes së fanellës  së Shaqirit nuk do të rriten menjëherë. Aktualisht nuk ka kopje në dyçanin e klubit. Dhe qindra kërkesat e bëra online do të procedohen gradualisht.

Sipas Baselit kjo ka të bëj me numrin në fanellë.

“Janë të veçantë për të gjitha fanellat e këtij viti dhe po prodhohen gradualisht. Për fat të keq kjo merr disa javë”, ka thënë Walter.

Te Baseli thonë se tifozët e interesuar për fanellë të Shaqirit duhet të lajmrohen në shitoren online.

Edhe fanella e tretë e Baselit, e prezantuar dy javë më parë, është shitur plotësisht. Vetëm disa me ngjyrë të verdhë dhe të zezë janë në dispozicion në shitoren e tifozëve. Sipas Baselit nuk do të prodhohen të tjera.

Një fanellë  tjetër do të prezantohet në pranverë. Natyrisht edhe ato me mbiemrin “Shaqiri” në shpinë.

Next Post

Xherdan Shaqiri thyen një rekord tjetër! Mediumi zviceran: Nuk ka ndodhur kurrë më parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.