• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pse është kaq e dobët Anglia? Fajin kërkojeni te…. Pep Guardiola

29/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Claudia Bothmann, BILD

Ata dolën të parët në grupin e tyre dhe janë në fazën e 16 më të mirave të Kampionatit Evropian 2024.

E megjithatë, ndeshjet e deritanishme të kombëtares angleze kanë shkaktuar habi, trazira dhe akuza ndaj trajnerit të kombëtares Gareth Southgate.

Por tani një tjetër trajner duhet të jetë përgjegjës për këtë. A është Pep Guardiola fajtor?

Ish-lojtari i kombëtares, Ëayne Rooney, i cili po punon si ekspert i BBC gjatë turneut, thotë: “Ajo që po shohim këtu, jo vetëm me Belgjikën, por me shumë ekipe të tjera, për shembull Anglinë dhe Holandën, është se të gjithë duan vetëm të luajnë. Edhe me një lojtar si Doku, që luan anësor, krosimet nuk përfundojnë më në zonën e rreptësisë”.

Dhe me buzëqeshje shton: “Loja është shumë më pozicionale. Të gjithë përpiqen të shënojnë golin e përsosur. Mendoj se ky është faji i Pep. Ai e solli atë mendësi”.

Guardiola njihet për taktikën e tiki-takas. Topi qarkullohet në mënyrë të përsëritur nëpër rreshta me pasa të shkurtër. Edhe pse skuadra juaj ka shumë posedim të topit, shpesh ka pak shanse të drejtpërdrejta për të shënuar.

Rooney: “Ata e zotërojnë topin, por duket se kanë probleme për të krijuar raste të qarta shënimi”.

Për të tjerët, përgjegjësi është trajneri Southgate. Kohët e fundit, shumë tifozë e kanë fishkëllyer, tallur dhe madje kanë hedhur kupa drejt tij.

Ish-sulmuesi Alan Shearer e ka quajtur paraqitjen e kombëtares angleze “të tmerrshme”, kurse Gary Lineker tha se ishte “m…”.

Qendërmbrojtësi i Anglisë, Marc Guehi mbron trajnerin e tij, duke shpjeguar: “Ai është fantastik për Anglinë. Nëse shikoni rekordin e tij, ai absolutisht flet vetë. Të gjithë janë pas trajnerit dhe ne kemi një grup shumë të lidhur që fokusohet vetëm në ndeshjen e radhës. Të gjithë e vlerësojnë atë, veçanërisht unë”.

Next Post

“Luftë” për një biletë çerekfinaleje, Italia e Zvicra përplasin “brirët” në “Olympiastadion”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.