• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pse “Euro 2028” nuk do të luhet në Anfield dhe Old Trafford? – Mësohen arsyet

10/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ofertë e përbashkët nga Britania e Madhe dhe Republika e Irlandës për të pritur Kampionatin Evropian 2028 është konfirmuar zyrtarisht pas një prezantimi në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe të dy shtetet do të presin turneun evropian.

  

Pasi Turqia vendosi t’i bashkohet Italisë si kandidate për të bashkëorganizuar “Euro 2032”, oferta britaniko-irlandeze mbeti pa konkurrencë, megjithëse u konsiderua si favorit i rëndë për të fituar garën me ofertën turke, njoftojnë mediat e huaja, përcjell lajmi.net.

Ndeshjet në “Euro 2028” duhet të luhen në dhjetë stadiume, gjashtë prej të cilave në Angli dhe nga një në Irlandën e Veriut, Republikën e Irlandës, Skocinë dhe Uellsin.

Nga gjashtë stadiumet angleze, dy janë në Londër, stadiumi Wembley dhe ai i Tottenham Hotspur, dhe lista përfshin gjithashtu St. James Park në Neëcastle, Etihad Stadium në Manchester, Villa Park në Birmingham dhe stadiumi i sapondërtuar i Everton në Bramley-Moore Dock në Liverpool.

Katër stadiumet e mbetura janë Casement Park në Belfast, Aviva në Dublin, Hampden Park në Glasgow dhe Principality Stadium në Cardiff. Interesant është fakti se ndeshjet nuk do të luhen në Anfield dhe Old Trafford, dy stadiumet e gjigantëve Liverpool dhe Manchester United.

Stadiumi i Manchester United nuk do të jetë nga ata ku do të luhen ndeshjet pasi drejtuesit e klubit anglez refuzuan ofertën për të pritur Euro-në pas një takimi me Federatën angleze atje.

Në Anfield, problemi është i një natyre tjetër. Gjegjësisht, lëndina në atë stadium është shumë e shkurtër. Fushat për Euro janë 105 m x 68 m, dhe Anfield nuk i plotëson rregulloret sepse gjatësia e fushës është katër metra më e shkurtër./Lajmi.net/

  

  


Next Post

Kritika e ashpër e Hënes, reagon Kahn: Jam i befasuar, te Bajerni donin ta mbyllnim miqësisht…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.