Saturday, 16. May 2026
Sport

Pse nuk u ftua Etrit Berisha? Sylvinho: Nuk është në formën e tij më të mirë për të luajtur

GS 02/09/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në konferencë për  mediat ka shpjeguar arsyet  pse ka lënë jashtë grumbullimit portierin Etrit Berisha.

Ai tha se kjo nuk do të thotë se portieri e ka mbyllur aventurën e tij me kombëtaren, por për shkak se aktualisht  është pa skuadër dhe nuk është në formën e tij më të mirë për të luajtur.

“Jo absolutisht jo. Berisha për momentin është pa një skuadër dhe nuk është në formën e tij më të mirë për të luajtur.

Kjo është arsyeja e lënies jashtë të tij “, tha ai

Teilen: