Thursday, 14. May 2026
Sport

Pse nuk u përjashtua nga loja Araujo? Mësohet e vërteta

GS 03/05/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të vështirë ndaj Valladolidit 1:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.

Ka shumë reagime në rrjetet sociale në lidhje me një karton të verdhë të mbrojtësit Araujo.

Ronald Araujo u ndëshkua dy herë me karton të verdhë ndaj Valladolidit dhe nuk u përjashtua nga loja?!

Megjithatë, në faqen zyrtare të La Liga-s, konfirmohet se kartoni i parë i verdhë për mbrojtësin uruguaian në pjesën e parë nuk ekzistoi. Ishte gabim i regjisë.

Kështu 26-vjeçari vazhdoi lojën deri në fund, sepse gjatë ndeshjes mori vetëm një karton.

Teilen: