• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pse VAR nuk kontrolloi kartonin e kuq të Vitor Roque kundër Alaves

04/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vitor Roque ka shënuar edhe golin e dytë me fanellën e Barcelonës, megjithatë fundi nuk ishte i mirë për të pasi u përjashtua me karton të kuq.

VAR-i gjatë ndeshjes Alaves kundër Barcelonës nuk mundi të kontrollonte episodin e kartonit të kuq të Vitor Roque pasi atij iu dha një të verdhë të dytë, jo një të kuq direkt.

VAR-i nuk lejohet të kontrollojë asnjë episod që ka të bëjë me kartonët e verdhë. Pra, mund të fajësojmë vetëm gjyqtarin që në njëfarë mënyre e konsideroi këtë si një faull të brazilianit.

Është e qartë se Roque nuk është fajtor këtu. Nuk kishte pothuajse asnjë kontakt me Rafa Marin. Vitor Roque mori një të verdhë të dytë dhe u përjashtua në minutën e 72-të kundër Alaves.

Ndërkohë trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se do të apelojnë kartonin e kuq të sulmuesit brazilian.

“Ne do të apelojmë kartonin e dytë të verdhë të Vitor Roque . Është e qartë se është një gabim, një tjetër gabim… largimi i tij është shumë i padrejtë,” tha Xavi pas ndeshjes.

Pas kësaj fitore Barcelona është në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë, shtatë më pak se Real Madridi që zë vendin e parë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Next Post

Istogu dhe Vëllaznimi, Ylli dhe Prizreni janë ndeshjet që mbyllin javën e 20-të në Supërligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.