• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PSG anulon festën e titullit, shkak gjendja e rëndë e portierit që është në koma

02/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

PSG fitoi titullin e kampionit të Francës, por askush në klub nuk ka dëshirë të festojë. Portieri rezervist Sergio Rico është ende në koma pasi ra nga kali, mjekët po luftojnë për jetën e tij, raportojnë mediat franceze, transmeton lajmi.net.

  

Gjendja e spanjollit me përvojë është e pandryshuar. Ai është ende në terapi intensive në spitalin e Sevillas. Sot është dita e gjashtë që kur ka pësuar lëndime të rënda në kokë pasi është rrëzuar nga kali.

Aksidenti ka ndodhur të dielën, një ditë pas ndeshjes me Strasburgun ku Sergio Rico ishte portieri rezervë i PSG-së. Atë ditë ai kishte një ditë pushimi dhe e përdori atë në Sevilla, ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Paris Saint-Germain ka lëshuar një deklaratë të re në të cilën thekson se të gjitha festimet me rastin e fitimit të titullit kampion do të anulohen.

“Nuk do të ketë festë. Kjo është një javë e vështirë për të gjithë dhe të gjithë jemi të tronditur. I dërgojmë të gjithë energjinë pozitive Sergio Rico, nënës, gruas dhe njerëzve të tij të dashur”, tha trajneri Christophe Galtier.

Në xhiron e fundit të kampionatit francez, nesër në orën 21:00, PSG do të presë Clermont, ndërsa dy ditë më pas do të luajë finalen e Superkupës kundër Toulouse./Lajmi.net/

  


Next Post

VIDEO/ Tifozët e Romës sulmojnë gjyqtarin e finales në aeroport, hedhin karrige në drejtim të tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.