Saturday, 30. May 2026
Sport

PSG apo Arsenal, kush do ta pushtojë Europën sonte?

GS 30/05/2026 1 Min. Lesezeit

Pas një sezoni fantastik, sonte do të mësohet kampioni i ri i Evropës.

Në stadiumin ”Puskas Arena” në Budapest të Hungarisë, zhvillohet finalja e Champions League, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e PSG-së do të kërkojë të mbrojë titullin e kampionit, ku për kundërshtar do të ketë kampionin e ri të Anglisë, Arsenali, e cila do të kërkojë të fitoj trofeun e parë të Ligës së Kmapionëve në histori të klubit.

Dy skuadrat kanë treguar formë fantastike këtë sezon dhe tifozët edhe sonte presin një përballje spektakolare.

Skuadra parisiene për të arritur në finale ka eliminuar skuadrat si Chelsea, Liverpul e Bayern Munich, derisa ”Topçinjtë” nuk dijnë për humbje këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja finale mes PSG-së nis nga ora 18:00.

Teilen: