PSG dhe Bayern do të përballen sonte në mbrëmje në “Parc des Princes” në gjysmëfinalen e parë në Champions League. Ashtu siç ndodh shpesh në përballje të tilla, “Transfermarkt” ka zbuluar vlerën e secili ekip.
Vlera e kombinuar e tregut të të dy ekipeve arrin afërsisht 2.18 miliardë euro. PSG është ekipi më i vlefshëm në treg, me një vlerë 1.2 miliardë euro, ku peshën kryesore e mbajnë emra si Vitinha, Ousmane Dembele, Joao Neves, Desire Doue, Achraf Hakimi, Kvaratskhelia etj.
Nga ana tjetër, Bayern Munich vlerësohet rreth 968 milionë euro, me yje si Michael Olise, Jamal Musiala dhe sigurisht, Harry Kane etj. Megjithatë kjo është thjesht një statistikë, pasi në një ndeshje të tillë ky aspekt ndikon pak ose aspak.