• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman

27/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një raporti nga L’Equipe, Paris Saint-Germain ka hapur bisedimet për të transferuar portierin Lucas Chevalier nga Lille.

Gardiani francez ka qenë prej kohësh një objektiv i klubit parizien, që kërkon të përforcojë konkurrencën mes shtyllave për sezonet në vazhdim. 

Interesi i kampionëve francezë për Chevalier nuk është më një sekret, pasi PSG ka ndjekur portierin prej disa muajsh. Megjithatë, tashmë është ndërmarrë edhe një hap konkret. 

Chevalier ka arritur marrëveshje për kushtet personale me PSG-në, dhe nëse arrihet marrëveshje mes klubeve, ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me klubin nga kryeqyteti francez

PSG ende nuk ka nisur negociatat zyrtare me Lille, por është në dijeni të kërkesave të klubit. 

Presidenti i Lille, Olivier Letang, do të kërkojë një shumë në zonën e 40 milionë eurove për ta lënë të lirë Chevalier. 

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas ‘Parc des Princes’ mbetet ende e pasigurt, me kontratën e tij që skadon në vitin 2026. 

Ndërkohë, Galatasaray ka paraqitur një ofertë për të nënshkruar me portierin italian, duke shtuar edhe më shumë dilema rreth portës së PSG-së për sezonin e ardhshëm.

Next Post

Turneu i Preshevës hyn në ditën e katërt, nesër luhen ndeshjet finale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.