• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PSG bindshëm ndaj Lyonit

21/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paris Saint-Germain triumfon me “poker” (4:1) ndaj Lyon-it në takimin e javës së 30-të të Ligue 1, duke u rikthyer te triumfi në kampionat, ndërsa miqtë bien pas disa javëve pozitive.

Sfida e luajtur në “Pars des Princes” u zhbllokua në minutën e 3’ me Matic që shkaktoi autogol dhe u dha avantazhin vendasve.

PSG-ja vazhdoi me sulmet dhe vetëm tre minuta më pas Beraldo shënoi golin e dytë për skuadrën e Luis Enriques dhe të parin personal me këtë fanellë në Ligue 1.

Në minutën e 32’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Ramos, i cili trefishoi avantazhin e skuadrës së tij.

Miqtë nga ana e tyre reaguan në minutën e 37’ me Nuamah që shënoi golin e vetëm për Lyon-in në këtë përballje.

Pjesa e parë u mbyll me golin e dytë të Ramos në minutën e 42’, i cili njëkohësisht realizoi edhe dopietë personale.

Në fraksionin e dytë rastet për të shënuar ishin të shumta nga të dyja skuadrat, mirëpo kjo pjesë nuk solli më gola.

4-1 dhe PSG-ja kryeson me 66 pikë, teksa Lyon renditet në vend të tetë me 41 pikë.

Next Post

Goli i anuluar i Barcelonës, president i La Liga i hedh “benzinë zjarrit”, publikon “gabimet” e teknologjisë së portës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.