Wednesday, 18. March 2026
Sport

PSG/ Dëmtim serioz në kavilje, Barcola do të mungojë për një kohë të gjatë

GS 18/03/2026 1 Min. Lesezeit

Anësori i PSG-së, Bradley Barcola, do të mungojë për disa javë pasi pësoi një dëmtim të kyçit të këmbës së djathtë kundër Chelsea-t në raundin e 1/8-ve të finales të Ligës së Kampionëve.

PSG njoftoi se Barcola pësoi një dëmtim serioz të ligamenteve në ndeshjen e së martës. I zëvendësuar në minutën e 59-të, Barcola shënoi golin e parë të skuadrës franceze në një fitore 3-0 jashtë fushe që i çoi kampionët në fuqi në çerekfinale me një fitore të përgjithshme 8-2.

Dëmtimi mund ta përjashtojë atë nga çerekfinalet e muajit të ardhshëm, kur PSG do të përballet ose me Liverpulin, ose me Galatasarajin.

Teilen: