• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PSG dhe Italia i ofrojnë rol legjendës së Milanit, Maldini

24/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

‘Sky Sport Italia’ pretendon se PSG dhe Italia i kanë ofruar një rol legjendës së Milanit, Paolo Maldini, i cili u largua nga ‘kuqezinjtë’ në fund të sezonit të kaluar.

Ish-mbrojtësi po pret të fillojë një kapitull të ri të karrierës së tij pas ndarjes me gjigantët e Serie A në fund të sezonit 2022-2023. Pronari i klubit Gerry Cardinale praktikisht e shkarkoi atë pas ndeshjes së fundit të sezonit të kaluar kundër Hellas Verona.

‘Sky Sport Italia’ tani po pretendon se si PSG ashtu edhe FA e Italisë, FIGC i kanë ofruar tashmë një rol Maldinit, transmeton lajmi.net.

Gjigantët e Ligue 1 kanë punësuar së fundmi një trajner të ri ish- trajnerin e Romës, Luis Enrique dhe thuhet se po planifikojnë të punësojnë Maldinin si drejtor klubi.

Nuk është ende e sigurt se çfarë do t’i ofronte FIGC 55-vjeçarit, por sipas raportit, një ofertë ka bërë edhe Federata Italiane.

Maldini aktualisht është në pushime dhe ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Ish-mbrojtësi dhe krahu i tij i djathtë Frederic Massara kontribuan ndjeshëm në titullin e parë të Milanit në Serie A në më shumë se një dekadë në 2021-22, duke nënshkruar disa lojtarë gjatë kohës së tyre në klub, duke përfshirë Theo Hernandez, Rafael Leao, Mike Maignan dhe Fikayo Tomori./Lajmi.net/

  


Next Post

‘L’Equipe’: Takohen Barcelona – PSG për Mbappen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.