Thursday, 9. April 2026
Sport

PSG do të përballet me Barcelonën në Ligën e Kampioneve, Kilian Mbape: Rezultati është në duart e Zotit

GS 07/04/2024 1 Min. Lesezeit

PSG ka një ndeshje të rëndësishme këtë të mërkurë kundër Barcelonës, e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve. Para këtij dueli të madh, ylli i parisienëve Kilian Mbape ka dhënë një intervistë për “Telefoot”, ku ka garantuar që ekipi i tij do të bëjë maksimumin për t’u kualifikuar:

mbape

“Është koha e lojtarëve të mëdhenj. Jam gati, dhe si gjithmonë, nuk do të fshihem. Nëse shikojmë pak dinamikën që ndodhemi, kjo periudhë do të jetë koha kur duhet të bëjmë kthesën e sezonit. Në fund të prillit, ne do të kemi elementët e duhur për të përcaktuar çfarë sezonit mund të bëjmë. Jam i sigurt që do të japim gjithçka, pas kësaj… rezultati do të jetë në duart e Zotit.”

Të mërkurën përveç ndeshjes PSG-Barcelona, do të shohim edhe përballjen Atletiko Madrid-Borusia Dortmund, ndërsa të martën janë takimet Real Madrid-Mançester Siti dhe Arsenal-Bajern Mynih.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: