Sipas LeParisien, PSG është në kërkim të zëvendësuesit ideal për Lionel Messin.
Tashmë dihet se marrëdhënia mes klubit dhe argjentinasit është krisur përfundimisht, ndaj parisienët reflektojnë për mundësitë që kanë.
Në veçanti, klubi thuhet se i ka vënë syrin mesfushorit të Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Një titullar shumë i besuar nga Pep Guardiola, i aftë për të lidhur mesfushën me sulmin falë teknikës së jashtëzakonshme që disponon.
Sipas burimit, tashmë do të kishte pasur kontakte, me Parisin të vendosur për t’i shkuar deri në fund. Bernardo është objektivi numër 1 për verën e ardhshme.
Bernardo Silva është një nga lojtarët kryesorë të ManchesterCity dhe dëshmi janë paraqitjet e tij.
Vetëm këtë sezon Pep Guardiola i ka besuar 51 herë çelësat e mesfushës, me lojtarin që ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 7 asiste. Por mbi të gjitha një prani konstante, me topin gjithmonë në këmbë.