Paris Saint-Germain është duke u përballur me Milanin në “Parc des Princes”.
PSG madje është duke fituar me rezultat bindës 2:0.
Randal Kolo Muani ishte ai që gjeti golin e dytë për vendasit.
Kylian Mbappe e ka zhbllokuar rezultatin, me një gol në minutën e 32-të.
Gol për Parisin shënoi edhe Dembele, po kjo u anulua.
Për sulmuesi ky ishte goli i dytë në kompeticion.
Në dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve PSG ka një fitore e një barazim, derisa Milani ka dy barazime.
Është duke u zhvilluar edhe ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Newcastle dhe Dortmund, e cila është pa gola. /Lajmi.net/