PSG synon të afrojë në skuadër Osman Dembelen por mesa duket ky nuk do të jetë një operacion i lehtë për ta. Koha nuk premton shumë dhe PSG është gati të paguajë klauzolën 50 milionë euroshe, por kjo klauzolë do të skadojë mesnatën e sotme.
Kështu, PSG duhet të bëjë gjithçka brenda ditës së sotme, teksa pengesë është bërë edhe Barcelona që nuk do të humbasë lojtarin. Sakaq, skuadra e Barcelonës ka pasur në plan të udhëtojë mëngjesin e sotëm në drejtim të Las Vegasit.
Fillimisht ishte menduar që të udhëtohej në orën 11:30 teksa fluturimi është shtyrë për në orën 18:00 në mënyrë që katalanasit të dinë se çfarë do të bëhet. Sot do të vendoset nëse Dembele do të udhëtojë me skuadrën apo do të mbetet në hotel dhe më pas për tu larguar në drejtim të Francës.
PANORAMASPORT.AL