Thursday, 12. March 2026
Sport

PSG gjunjëzon Chelsean në Paris

GS 11/03/2026 1 Min. Lesezeit

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore bindëse ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.

Në duelin e parë të luajtur të martën mbrëma në Paris, vendasit fituan me shifrat 5:2.

Me këtë fitore, PSG ka bërë një hap drejt kalimit tutje edhe pse ndeshjen e kthimit e luan javën tjetër në Londër.

Bradley Barcola shënoi për 1:0 në të mirë të Parisit në minutën e 10-të. Malo Gusto barazoi në 1:1 në minutën e 28-të.

Për 2:1 në të mirë të Parisit shënoi Ousmane Dembele në minutën e 40-të.

Enzo Fernandez shënoi për 2:2 në minutën e 57-të, kurse tjetër avantazh për francezët siguroi Vitinha. Ai shënoi për 3:2 në minutën e 74-t.

Khvicha Kvaratskhelia e shënoi për 4:2 në minutën e 86-të.

Kvara e shënoi edhe golin e fundit, që mund të jetë vendimtarë, në minutën e katërt shtesë.

Teilen: