• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PSG i bën një “kërcënim” të çuditshëm Mbapesë: Po na detyron të shkarkojmë punonjës

10/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i PSG-së kërkon që të largojë me çdo kusht Kilian Mbape gjatë kësaj vere, pasi goditja ekonomike nga largimi i tij me parametër zero në verën e ardhshme, do të ishte tronditës për parisienët. Klubi po përdor çdo mënyrë për të vënë në trysni lojtarin që të pranojë çfarëdo oferte dhe të dërgojë në arkat e tyre një shifër të rëndësishme.

khelaifi mbape

Sipas “L’Equipe”, taktika më e fundit përfshin edhe një letër që klubi i ka dërguar lojtarit, duke paralajmëruar për pasojat që ka vendimi i tij për të mos u larguar deri në verën e ardhshme.

“Gjendemi tani para nevojës për të transferuar lojtarë, të rishikojmë politikën e integrimit të të rinjve të formuar në klub me ekipin e parë dhe me shumë mundësi të fillojmë një valë shkarkimesh nga puna. Do të vendosë në rrezik çdo gjë që është ndërtuar brenda klubit” shkruhej në këtë letër që i drejtohet lojtarit, duke e bërë atë “fajtor indirekt” nëse do të shkarkoheshin nga puna punonjësit e klubit.

Njëkohësisht, i janë kujtuar atij edhe shifrat e çmendura që paguan PSG, si rroga prej 160 milionë eurosh bruto që i kushton futbollisti në fjalë, duke e cilësuar si të jashtëzakonshme, duke harruar se një vit më parë vetë klubi ishte shumë i lumtur që francezi rinovoi me një shumë të tillë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Jo vetëm PSG pas Kolo Muanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.