Prej disa javësh tashmë, “djajtë e kuq” të Manchester United duan të sigurojnë shërbimet e “vikingut” danez, Rasmus Hojlund, me “bergamaskët” e Atalanta-s, që kanë refuzuar tashmë 2 oferta të anglezëve.
Mirëpo, për shërbimet e talentit 20-vjeçar nuk janë më në garë vetëm “djajtë”, pasi shërbimet e danezit i kërkojnë dhe “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain, me drejtorin sportiv, Luis Campos, që prej vitesh kërkon shërbimet e Hojlund.
Kampionët francezë janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e klubit italian, të cilët kërkojn rreth 60 milionë euro për ta lënë “yllin” e tyre të shkojë, shifër kjo që për “djajtë” është shumë e lartë dhe tanimë na mbetet veçse të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë. /i.m /abcnews.al