Monday, 18. May 2026
Sport

PSG ia feston ditëlindjen tifozit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

GS 25/10/2023 2 Min. Lesezeit

Paris Saint-Germain janë duke fituar ndaj Milanit me rezultat 2:0 në Ligën e Kampionëve.

Në këtë ndeshje të rëndësishme PSG ka vendosur ta befasoj një tifozë, duke ia festuar ditëlindjen e 84-të.

Sipas klubit, Joseph ka pasur bileta sezonale çdo vit që nga themelimi i kampionëve të Francës.

“Joseph, një mbajtës i biletave sezonale që nga krijimi i Klubit, po feston mbushjen e 84 këtë mbrëmje në “Parc des Princes”! Një ditëlindje e veçantë, e shoqëruar nga Claude Makélélé, djali dhe nipi i tij, gjithashtu mbajtës biletash sezoni”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve PSG ka një fitore e një barazim, derisa Milani ka dy barazime.

Është duke u zhvilluar edhe ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Newcastle dhe Dortmund, të cilën po e fiton skuadra gjermane. /Lajmi.net/

Teilen: