Finalja e Ligës së Kampionëve 2025 ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Interit zhvillohet sot në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut. Të dy ekipet janë përgatitur në mënyrën më të mirë për ta luajtur këtë finale historike, raporton KosovaPress.
Por si mund të zbresin të dy ekipet ën fushë sonte nga ora 21:00?
Trajneri PSDG-s Luis Enrique pritet të vazhdojë me formacionin e tij të zakonshëm 4-3-3, duke u mbështetur në një mesfushë të balancuar dhe një sulm të shpejtë. Dembélé dhe Kvaratskhelia janë lojtarët kyç në ofensivë, ndërsa Barcola dhe Désiré Doué janë opsione për të plotësuar treshen sulmuese. Presnel Kimpembe mungon për shkak dëmtimi.
Te Interi, trajneri Simone Inzaghi pritet të vazhdojë me skemën e tij 3-5-2, duke u mbështetur në një mbrojtje të fortë dhe një mesfushë kreative. Lautaro Martínez dhe Marcus Thuram do të udhëheqin sulmin. Davide Frattesi është një opsion i mundshëm për të zëvendësuar Mkhitaryan në mesfushë. Valentin Carboni mungon për shkak dëmtimi, ndërsa Piotr Zielinski dhe Yann Bisseck janë në dyshim.
Formacionet zyrtare do të publikohen rreth një orë para fillimit të ndeshjes, por paraprakisht sjellim më poshtë ato të mundshmet:
PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes, Vitinha, Neves, Ruiz, Dembele, Kvaratskhhelia, Barcola
Inter: Sommer, Bastoni, Acerbi, Pavard, Dumfries, Barella, Calganoglu, Mikhtaryan, Dimarco, Laurtaro, Thuram