Paris Saint-Germani është në bisedime të avancuara me kampin e Victor Osimhenit.
Ylli i Napolit është i hapur për t’u larguar nga Italia dhe për të përfunduar me këtë rast në Francë.
Gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano siguron se parisienët i kanë vënë në kontakt menaxherët e Osimhen, ndërsa lojtari po e pret mendimin dhe vendimin e klubit të tij aktual.
Futbollisti afrikan është bërë prioritet i PSG-së.
Gjithashtu, lojtarin e do edhe Chelsea, por vetëm me një çmim më të ulët, ndërsa klubet nga Saudi Pro League po ashtu janë të interesuar për lojtarin.
Napoli duket se tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Osimhan pasi pritet ta transferojë Romelu Lukakun në vend të tij.
Paris Saint-Germaini ndërkohë po punon edhe për ta transferuar Désiré Doué nga Rennes, por që duhet ta mposht konkurrencën e Bayernit.