Thursday, 22. January 2026
Sport

PSG-ja synon De Jongun

GS 20/02/2024 1 Min. Lesezeit

Paris Saint-Germaini ka filluar të mendoj për edicionin e ardhshëm dhe tashmë po synon transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong.

Bëhet e ditur se PSG-ja është gati të ofrojë 60 milionë euro për ta bindur ekipin spanjoll në lirimin e reprezentuesit të Holandës.

26-vjeçari mund të largohet nga Barcelona në fund të edicionit, ndërsa po kërkohet edhe nga skuadrat e Anglisë.

De Jong këtë edicion ka shënuar 1 gol në 24 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ndërsa me Barcelonën ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Teilen: