Wednesday, 13. May 2026
Sport

PSG-ja transferon Nevesin

GS 05/08/2024 1 Min. Lesezeit

Portugezi Joao Neves është përforcimi më i ri i skuadrës së Paris Saint-Germainit.

Ekipi nga Franca, të hënën e ka prezantuar mesfushorin 19-vjeçar, të cilin e transferoi nga Benfica.

Për kartonin e tij, Parisi ka paguar 70 milionë euro kurse Neves me skuadrën franceze ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2029.

Neves është produkt i akademisë së Benficas kurse prej janarit të vitit të shkuar ishte pjesë e ekipit të parë.

Në 55 ndeshje sezonin e shkuar, Neves ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime me fanellën e Benficas.

Ai ka edhe 9 paraqitje me Portugalinë, pjesë e së cilës ishte në “Euro 2024”.

Teilen: