Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Ligue 1.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique mposhti sonte Montpellierin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të
Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 3:0.
Kang-in Lee (10’), Warren Zaire-Emery (58’) dhe Vitinha (66’) shënuan golat e fitores për parisienët.
PSG-ja pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe momentalisht ndodhet në pozitën e parë me dy pikë më shumë se Nice, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak.
Montpellier ndodhet në pozitën e 11-të me 11 pikë të grumbulluara.