PSG ka korrigjuar fjalët e Christophe Galtier për Lionel Messin.
Trajneri i skuadrës së Parisit tha sot se ndeshja ndaj Clermont do të jetë e fundit për argjentinasin në Parc des Princes. Kjo u pa si konfirmim i largimit të Messit nga klubi.
Megjithatë, PSG tha se trajneri nuk ishte mjaft i saktë, në fakt, bëhej fjalë për ndeshjen e fundit të këtij sezoni.
Megjithatë, sipas Le Parisien, sqarimi i parizienëve nuk ndryshon asgjë në situatën me të ardhmen e lojtarit. ai gjithsesi do të largohet nga klubi në fund të sezonit. /G.D abcnews.al/