Wednesday, 25. February 2026
Sport

PSG kalon në 1/8 e finales

GS 25/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ndonëse ishte duke pësuar 1:0, Paris Saint-Germaini ka barazuar në fund me Monacon dhe është kualifikuar në një të tetën e finales së Championsit.

Të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”, fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve luajti 2:2 me skuadrën tjetër franceze.

Por avancon tutje, falë fitores 3:2 në ndeshjen e parë në Monaco.

Maghnes Akliouche kaloi në epërsi 1:0 Monacon në minutën e 45-të. Kjo skuadër mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 58-të, kur u përjashtua Mamadou Coulibaly.

Marquinhos shënoi për 1:1 menjëherë në minutën e 60-të, kurse Khvicha Kvaratskhelia shënoi golin për 2:1 në minutën e 66-të.

Fare në fund, në minutën e 91-të për 2:2 shënoi Jordan Teze.

Teilen: