Paris Saint-Germain konsideron paraqitjen e një ankese zyrtare kundër Real Madridit në FIFA, raportojnë Jason Burt i The Telegraph dhe Pablo Polo i Marca.
Parizienët janë të bindur se Kylian Mbappe ka një marrëveshje me bardhezinjtë për t’u bashkuar me ta në vitin 2024.
Nëse vërtetohet, kjo mund të konsiderohet e paligjshme nga FIFA pasi lojtarit i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij me PSG.
Klubi francez këmbëngul se ka prova të ndryshme që konfirmojnë marrëveshjen e Mbappes me Real Madridin.
1. Në qershor, Mbappe i dërgoi PSG-së një letër në të cilën ai njoftoi qëllimin e tij për të mos nënshkruar një marrëveshje të re me klubin.
2. Edhe pse PSG zyrtarisht i kërkoi Mbappes të vendoste për të ardhmen e tij deri më 31 korrik, ai nuk e bëri këtë.
3. Mbappe ka refuzuar një ofertë jashtëzakonisht të madhe nga Al Hilal, gjë që e bën PSG-në të bindur në marrëveshjen e tij me Real Madridin.
Los Blancos megjithatë, tani pritet të dalin me një ofertë të madhe për Kylian Mbappe, e cila do ta shohë francezin të nënshkruajë për ta në gusht.
Lojtari thuhet se është i gatshëm të nënshkruajë me Real Madridin këtë verë pasi ka marrë një pjesë të bonusit prej 80 milionë eurosh nga PSG. /G.D abcnews.al/