Tuesday, 24. March 2026
Sport

PSG-Lorient ndajnë pikët, Luis Enrique debuton me barazim në Ligue 1

GS 13/08/2023 1 Min. Lesezeit

Paris Saint-Germain- Lorient e nisin me barazim pa gola sezonin e ri të Ligue 1, duke ndarë pikët në javën e parë.

PSG-ja dominoi dukshëm takimin, megjithatë goli u duk si një mision i pamundur nga të dyja anët.

Kështu trajneri Luis Enrique, që debuton në Ligue 1 për herë të parë në karrierën e tij, merr një pikë në ndeshjen e parë në elitën e futbollit francez.

Ndërsa vlen të theksohet se përveç Mbappe që është i dënuar nga klubi, PSG-ja kishte një sërë mungesash nga problemet fizike, si dhe Neymar që është i sëmurë.


Teilen: