“Mendoj se kemi pasur një pjesë të parë të mirë të sezonit. Jemi në një pozicion të mirë për pjesën e dytë”. Kështu ka deklaruar Luis Enrique, trajneri i PSG-së në një konferencë për shtyp në prag të finales së Superkupës së Francës kundër Monakos, që do të luhet të dielën. “Ambicia ime është e njëjtë si çdo sezon. Ne duam të fitojmë çdo trofe, ky është qëllimi. Është shumë e vështirë, sigurisht, por ne jemi entuziastë”.
“Do të kemi shumë ndeshje, praktikisht çdo tri ditë. Shpresoj të shoh potencialin e ekipit, të secilit lojtar. Nuk janë vetëm 11 lojtarë, por të gjithë do të kenë shansin e tyre. Është diçka për të cilën kemi punuar që kur erdha në klub. Për të qenë i suksesshëm, jam i bindur se kjo është rruga e duhur, është objektivi im”.