Wednesday, 18. February 2026
Futboll

PSG me përmbysje të madhe në Principatë, por humb Dembele-në. Doue, lojtar klasi. Çfarë shpërdorimi nga Monaco (video)

GS 17/02/2026 2 Min. Lesezeit

PSG ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-3 në transfertën ndaj Monaco, në ndeshjen e parë për play-offin në Champions League. Edhe pse e nisi shumë keq takimin dhe në disavantazh të dyfishtë, kampioni në fuqi i Europës bëri përmbysjen e madhe.

Klubi nga Principata zuri në befasi mbrojtjen e PSG-së që në aksionin e parë, ku pas krosimit të Aleksandr Golovin, ishte Folarin Balogun që dërgoi me kokë topin në rrjetë, në minutën e 1-rë.

Në minutën e 18-të, Monaco sërish zë në befasi mbrojtjen e PSG-së dhe Balogun dyfishon shifrat pas asistit të Maghnes Akliouche. Në minutën e 22-të, PSG fiton penallti pas një faulli brenda në zonë nga mbrojtësi i Monaco, Faes. Godet Vitinha, pret Kohn, portieri i Monaco.

Në minutën e 25-të, Ousmane Dembele lë fushën e lojës, i dëmtuar, në vend të fituesit të “Topit të Artë”, futet Desire Doue, të cilit i mjafton një minutë në fushë për të gjetur golin, pas asistit të Bradley Barcola.

Në minutën e 41-të, vjen goli i barazimit për PSG-në me Achraf Hakimi. Tentativa e parë nga Doue u ndal nga Kohn, por jo e dyta nga marokeni, që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të djathtën brenda zonës.

Në fillim të pjesës së dytë, Monaco mbetet me një lojtar më pak, pasi Aleksandr Golovin u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj kundërshtarit. Të mendosh që mesfushori rus ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe në ndeshjen e fundit në Ligue 1 ndaj Nantes, për faull të rrezikshëm.

Në minutën e 65-të, PSG shënoi golin e tretë dhe të avantazhit, pas një aksioni model dhe finalizimit të Desire Doue, goli i dytë për të në këtë takim. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, PSG fiton 2-3 dhe hedh një hap të sigurt drejt 1/16-ve. Ndeshja e kthimit do të luhet në “Parc des Princes” pas një jave.

SHIKOGOLAT

Teilen: