• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PSG merr vendimin “e fortë” për Mbappenë

21/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi, i tregon dhëmbët Kylian Mbappesë. “Ylli” i Paris Saint-Germain është lënë jashtë turneut parasezonal që skuadra parieziene do të zhvillojë në Japoni, pasi ai vazhdon të refuzojë nënshkrimin e një kontrate të re.

Mbappe ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale me PSG-në dhe u ka thënë drejtuesve se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re, por as nuk dëshiron të shitet këtë verë.

Sipas “L’Equipe”, kampionët e Ligue 1 kanë vendosur ta lënë atë në shtëpi teksa përgatiten për sezonin e ardhshëm në Japoni.

Nasser al-Khelaifi e kishte përsëritur disa ditë më parë, gjatë fjalimit që mbajti para skuadrës në qendrën e re sportive Poissy:

“Klubi është më i rëndësishëm se gjithçka dhe të gjithë”.

Një mesazh i qartë drejtuar Kylian Mbappésë, i cili pikërisht tani, pas miqësores së parë të sezonit, ku shënoi edhe një gol, mori lajmin për përjashtimin e Paris Saint-Germain nga turi aziatik.

Sipas shtypit francez, ky është një vendim i marrë në përputhje me ngjarjet e javëve të fundit; klubi është ende në pritje të një sinjali apo hapjeje nga lojtari, i cili nuk dëshiron të rinovojë kontratën.

Next Post

PSG merr vendim, Mbappe jashtë listës para-sezonale, gati për shitje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.