Friday, 13. March 2026
Sport

PSG në aeroport pa Mbappe, francezi iu nënshtrua një kontrolli të rastësishëm të dopingut

GS 02/05/2024 1 Min. Lesezeit

Dje ishte një mbrëmje për t’u harruar për PSG-në. Të mposhtur nga Dortmund në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, parisienët u kthyen në aeroport pa Kylian Mbappe.

Sipas gazetës “Le Parisien”, Mbappe duhej të qëndronte për një kohë më të gjatë pasi u përzgjodh për testim të rastësishëm të dopingut.

Në përputhje me protokollin e UEFA-s, ai duhej të priste që të përfundonte testi i detyrueshëm dhe më pas të lidhej me shokët e tij të skuadrës në aeroport pasi u dërgua me transport privat./ h.ll/abcnews.al

Teilen: