Monday, 18. May 2026
Sport

PSG në ankth para finales së Champions, Dembelé i dëmtuar

GS 18/05/2026 1 Min. Lesezeit

Te PSG ka shqetësime në lidhje me gjendjen e Ousmane Dembelé, një titullar kyç për skuadrën franceze që do të përballet me Arsenalin në finalen e Champions League në Budapest më 30 maj.

Kjo është deklarata e kampionëve francezë: “Ousmane Dembélé, i cili u zëvendësua si masë paraprake gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Paris FC për shkak të një dëmtimi në muskulin e pulpës së djathtë, do të mbetet nën trajtim për ditët e ardhshme”.

Teilen: