Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi i drejtuar nga Luis Enrique ka fituar me përmbysje 3-1 ndaj Auxerre.
PSG-së i bashkohen në Champions League, Marseille, Monaco, ndërsa Nice e renditur në vendin e katërt do të luajë në fazën play-off të kualifikimeve për grupet e Champions League. Nice fitoi në fushën e vetë 6-0 ndaj Brest.
Lille edhe pse fitoi 2-1 ndaj Reims dhe e mbylli me pikë të barabarta sa Nice, 60 pikë, renditet e pesta dhe do marrë pjesë në grupet e Europa League. Lyon e mbyll në vendin e 6-të pas fitores 2-0 sot ndaj Angers, por humbja e Strasbourg 2-3 në fund ndaj Le Havre kualifikon Lyonin në Conference League.
Reims shkon në play-out ku do ndeshet me ekipin e renditur i treti në Ligue 2.
Dy ekipet e njohura St Etienne dhe Montpellier bien nga Kategoria dhe sezonin e ardhshëm do luajnë në Ligue 2.