PSG ka fituar 2-0 ndaj Liverpool në çerekfinalen e parë të luajtur në “Parc des Princes”. Sfida u zhbllokua në minutën e 11-të, ku Desire Doue shënoi një gol tejet të bukur, me një goditje klasi brenda zonës.
Në minutën e 32-të, Khvicha Kvaratskhelia provon të shënojë një gol spektakolar me rroveshatë, por Mamardashvili tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 42-të, ishte Ousmane Dembele që provoi të gjente golin, por Mamardashvili bën një pritje shumë të mirë. Pjesa e parë dominohet komplet nga PSG, por mbyllet me rezultatin 1-0.
Në minutën e 65-të, Kvaratskhelia dyfishon shifrat, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit fantastik të Joao Neves. Në minutën e 70-të, ka një kontakt në zonë mes Zaire-Emery dhe Ibrahima Konate, arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërhyn VAR, arbitri rishikon pamjet dhe ndryshon qëndrim. Nuk ka penallti.
Në minutën e 82-të, PSG i afrohet golit të tretë me Achraf Hakimi, por goditja e tij u ndal nga Mamardashvili, shpëtimtari i Liverpool-it për sonte. Rezultati final 2-0. Sfida e kthimit do të luhet në “Anfield”, pas një jave.