PSG duket se është dorëzuar për Kilian Mbapen dhe tashmë shpreson vetëm që të shesë lojtarin, në mënyrë që të mos ketë humbje të konsiderueshme parash. Kontrata e tij përfundon verën e ardhshme dhe vetë lojtari ka refuzuar të negociojë për rinovim, gjë që e bën të largohet në verë.
Por, deri në janar ai nuk ka të drejtë të flasë me klube të tjera apo edhe në rastin më të keq, të firmosë një parakontratë. Gjithsesi, MARCA raporton se Mbape e ka thyer këtë rregull dhe ka arritur një marrëveshje me Realin, e cila nuk mbetet vetëm verbale por ka kaluar në kontratë.
Në këtë mënyrë, PSG ka kërkuar nga FIFA që të bëjë një hetim në lidhje me këtë situatë. Prestigjiozja franceze, “L’Equipe” raporton se klubi parisien nga prova të mjaftueshme për diçka të tillë dhe kërkon nga FIFA që të ndëshkojë të dyja palët e përfshira, lojtarin dhe klubin.
PANORAMASPORT.AL