• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PSG nuk ndalet në merkato, kampionët e Ligue 1 i rikthehen “fiksimit” të vjetër

02/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Padyshim, një ndër ekipet më aktive në botën e futbollit këto momente janë dhe “gjigandët” francezë të PSG, të cilët në njërin krah po merren me “çështjen” Mbappe, aq shumë të komplikuar e në anën tjetër, duhet të bëjnë skuadrën gati për sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, kampionët e Ligue 1, e më konkretisht drejtori i tyre sportiv, Luis Campos është duke menduar për të bërë një transferim të bujshëm në repartin ofensiv, pa mbaruar kjo merkato e vere dhe nuk bëhet fjalë për Ousmane Dembele.

Campos ka në “radarët” e tij, “bomberin” e Benfica, Goncalo Ramos, si dhe “fantazistin” e sulmit të Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani, me këtë të fundit që është një “fiksim” i hershëm i “parisienëve”.

Me Kylian Mbappe, që është shumë pranë largimit, me Manchester United që siguroi shërbimet e Hojlund dhe “bavarezët” e Bayern Munich, që janë shumë afër Harry Kane, tanimë PSG mund të vazhdojë e qetë negociatat me “shqiponjat” gjermane, për një ndër lojtartët më të mirë të momentit. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Ishte gol i historisë, futbollistja e Panamasë realizon nga distanca

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.