Si kundër Interit në finale të Ligës së Kampionëve, kampioni evropian Parid St Germain, demoloj Real Madridin për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Botës për Klube.
PSG-ja është në formë të jashtëzakonshme edhe në Botërorin e Klubeve dhe këtë e përjetoj në lëkurë të vet edhe Real Madridi që u mposht 3:0, me tre gola të shpejt brenda 24 minutave lojë.
Mbappe që mungoi për shkak të një problemi shëndetësor gjatë kampionatit, u paraqit sonte kundër ish-skuadrës por në fund buzëqeshën ish-shokët, derisa Reali që tashmë udhëhiqet nga trajneri i ri bask, Xabi Alonso, e provoj shijen e hidhur të humbjes së parë.
Madrilenët u gjetën në shok në minutën e gjashtë kur Fabian Ruiz shënoi për 1:0. Pa kaluar mirë as tre minuta, Ousmane Dembele dyfishoi avantazhin dhe vendosi themelet mirë për finalen dhe “Topin e Artë”.
Pas 24 minutave lojë, Reali përjetoj atë çfarë përjetoj Interi në finale të Championsit, duke pësuar golin e tretë, që i prishi matematikat e planet për një finale të mundshme.
Në pjesën e dytë, Parisi udhëhoqi mirë lojën e epërsinë derisa madrilenët nuk patën forcë të bënin përmbysjen e madhe. Goli i Gonçalo Ramosit në minutën e 88-të për 4:0 vetëm sa konfirmoj formën e lartë të ekipit të Luis Enriques.
Mëkat i madh për ndeshjen e fundit të tij me fanellën e Real Madridit ishte kjo ndeshje për kroatin Luka Modriq.
Në finalen e së dielës PSG-ja luan kundër Chelseat nga ora 21:00 me kohën tonë lokale.