• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PSG shpreson të tundojë Mbappen

05/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa zërat vazhdojnë të shtohen se Real Madrid mund të konsiderojë një lëvizje për Erling Haaland, Paris Saint-Germain vazhdon të gjejë arsye për të bindur Kylian Mbappe të qëndrojë në klub.

Mbappe do të mund të diskutojë me cilindo klub që i pëlqen në 27 ditë dhe Real Madridi është favorit i madh për nënshkrimin e tij.

Sidoqoftë, PSG nuk po heq dorë nga shpresa për ta bindur atë të qëndrojë në Paris përtej përfundimit të marrëveshjes së tij aktuale në 2024.

Dy mënyra në të cilat ata do të përpiqen t’ia shesin idenë Mbappes janë të lidhura me trashëgiminë e tij. Me Olimpiadën e Parisit 2024 në horizont në fund të korrikut/gushtit, PSG nuk do të vendosë asnjë pengesë në rrugën e tij për të luajtur për Francën.

Së dyti, Mbappe sapo ka shënuar golin e tij të 179-të në Ligue 1, gjë që e lë atë 120 gola larg rekordit, që aktualisht i përket Delio Onnis, i cili luajti për Reims, Monaco, Tours dhe Toulon në vitet 1970 dhe 1980.

Do të duheshin edhe disa sezone të tjera për Mbappe që ta thyente, por sigurisht që nuk është i paarritshëm, siç theksohet nga Diario AS.

Në fund të fundit, perspektiva për t’u bërë lojtari i parë që çon Champions League në Paris është ndoshta motivimi më i madh që mund të tundojë Mbappe.

Marseille është skuadra e vetme franceze që ka arritut të triumfojë në Europë, dhe ideja se Mbappe mund ta fitojë me PSG është një perspektivë tërheqëse, veçanërisht për një lojtar të lindur në Paris.

Next Post

Namani i Llapit i pakënaqur me zëvendësimin, gjuan shiritin e kapitenit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.