Sunday, 12. April 2026
Sport

PSG siguron fitoren në shtesë ndaj Lyonit

GS 09/11/2025 1 Min. Lesezeit

Derbi i xhiros së 12-të në Ligue 1 të Francës, ndërmjet Lyonit dhe Paris Saint-Germainit, ka përfunduar me fitoren minimale të skuadrës mysafire.

Kjo ndeshje e luajtur të dielën mbrëma, ka përfunduar me rezultat 3:2 në favor të Parisit.

Warren Zaire-Emery (26’), Kvicha Kvaratskhelia (33’) dhe Joao Neves (90’), shënuan golat për PSG-në, ndërsa për Lyonin realizuan Afonso Moreira (30’) e Ainsley Maitland-Niles (50’).

Pas këtij triumfi në minutën e pestë të kohës shtesë, PSG është në pozitën e parë në tabelë me 27 pikë, duke lënë pas vetes Marseillen dhe Lensin me nga 25 pikë të mbledhura.

Lyoni që regjistroi humbjën e katërt në Ligue 1, është i shtati në tabelë me 20 pikë të tubuara,

Në minutat shtesë të takimit, Nico Tagliafico i Lyonit u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Teilen: