Tuesday, 28. April 2026
Sport

PSG tregohet i madh edhe para Barcelonës në Champions, merr tre pikë krejt në fund

GS 01/10/2025 1 Min. Lesezeit

PSG ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Champions League.

Kampioni në fuqi e mposhti në udhëtim Barcelonën, me rezultat 2-1.

Barcelona ishte e para që kaloi në epërsi, me golin e Ferran Torres, në minutën e 19-të.

Talenti i ri francez, Senny Mayulu barazoi shifrat në minutën e 38-të. Me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Golin e fitores për skuadrën parisiene e shënoi Goncalo Ramos, në minutën e 90-të.

PSG pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka 6 pikë, derisa Barcelona 3 pikë.

Teilen: