Sevilla është befasuar si vendas nga PSV, duke pësuar humbje (2:3), në kuadër të xhiros së pestë të Grupit B të Champions League.
Futbollisti Ramos (24′) e En Nesyri (47′) shënuan për epërsinë e Sevillës.
Rezultati 2:0 u shkri në pjesën e dytë.
Golat për PSV-në i shënuan Saibari (68′), Gudelj (81’ – autogol) e Pepi (90+2’).
PSV bën përmbysjen e madhe, duke fituar me 3.2 dhe fundos Sevillën.
Sevilla mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 66-të, Ocampos është përjashtuar pas dy kartonëve të verdhë.
PSV renditet në vend të dytë me 8 pikë e Sevilla në fund me 2 sosh.