Saturday, 11. April 2026
Sport

Publikohen formacionet e ndeshjes Slloveni – Kosovë

GS 15/11/2025 1 Min. Lesezeit

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Sllovenisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova rikthehen në formacion, pasi munguan në ndeshjet e tetorit, shkruan Gazeta Express.

Në mesfushë rikthehet Elvis Rexhbeçaj që mungoi ndaj Suedisë.

Ndryshimi tjetër do të jetë në portë, ku do të startojë Amir Saipi, pasi Aro Muric mungon për shkak të kartonëve.

Teilen: