Spanja do të nisë të sot me ndeshjen kundër Gjeorgjisë fazën më të rëndësishme në Europian. Nga sot nuk ka më shaka, ose fiton, ose bën valixhet dhe kthehesh në shtëpi.
Skuadra e De la Fuentes ka bërë një pjesë të parë të Europianit për t’u pasur zili. Ndaj ajo paraqitet me kredenciale të jashtëzakonshme kundër Gjeorgjisë. Një gjë është e qartë, Spanja ka evoluar. Nuk ka dyshim. Krahasimet mes skuadrës së Luis Enrikes dhe asaj të Luis de la Fuentes, duke lënë mënjanë rezultatet, janë pjesë e ekosistemit të futbollit dhe nga niveli më emocional ka gjithmonë një tendencë për të lavdëruar njëri mbi tjetrin.
Në krahun tjetër Gjerogjia nuk ka asgjë për të humbur teksa do të tentojë gjithçka për gjithçka ndaj iberikëve, pas kualifikimit historik në grupe.
Gjeorgjia arriti të përmbushte misionin e saj duke mundur një Portugali që mund të thuhet skuadra B për të siguruar një vend në 1/8 e finaleve.
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL