Sunday, 12. April 2026
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të Inter – Benfica

GS 03/10/2023 1 Min. Lesezeit

Interi dhe Benfica luajnë sot një përballje shumë delikate mes tyre, pasi asnjë prej këtyre ekipeve nuk ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë në grup.

Të dy skuadrave u bëhen shumë të rëndësishme tre pikët ndaj do të jetë një duel i cili pritet të dhurojë shumë emocione.

Trajneri Inzagi ka vendosur të kthejë nga minuat e parë në fushë treshen titullarë të mesfushës me Barela, Mkhitarjan dhe Çalhanollu që e nisin nga minuta e parë.

Kështu, Asllani kthehet edhe një herë në stolin e rezervave.

Zikaltrit duhet të jenë të kujdesshëm përballë sulmit portugez në të cilin rreshtohen Di Maria, Neres dhe Rafa Silva.

Teilen: