Ndeshja mes Jang Bojs dhe Lajpcig në Ligën e Kampioneve sot ka një rëndësi të veçantë edhe për futbollin shqiptar. Kjo, pasi në drejtimin e ndeshjes në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve do të jetë për herë të parë një gjyqtar shqiptar.
UEFA i ka besuar drejtimin e kësaj ndeshje Enea Jorgjit, i cili si asistentë të tij për këtë sifdë ka Denis Rexhën dhe Ridiger Çokajn, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Florian Lata.
Ndërkohë, asistenti i tij në VAR është një emër i cili ka bërë bujë në itali një vit më parë, pasi UEFA ka caktuar italianin Marko Guida. Ky i fundit u pezullua një muaj nga ndeshjet e futbollit italian pasi I mohoi një penallti të dukshme Torinos në një ndeshje me Interin dhe gazeta “Tuttosport” arriti deri aty sa i vendosi notën 0.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL