Saturday, 16. May 2026
Sport

Publikohen notat e futbollistëve të ndeshjes Kosovë – Bjellorusi

GS 21/11/2023 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja e Kosovës i ka mbyllur me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke pësuar nga Bjellorusia.

“Dardanët” u mposhtën 0:1 nga Bjellorusia, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Antilevskiy realizoi supergol për bjellorusët në minutën e 43-të e që në fund doli të ishte vendimtar për epilogun final të takimit.

Uebfaqja e specializuar e vlerësimeve, “SofaScore”, ka publikuar notat e futbollistëve të kësaj ndeshje.

Te Kosova me notën më të lart u vlerësua Muslija (7.2), ndërkaq me notën më të ulët u vlerësua Bernard Berisha (6.2).


Kosovo – Belarus Live Score

Kosova me këtë humbje përfundon në pozitën e parafundit (5) me 11 pikë. Bjellorusia ngritet në vendin e katërt me 12 pikë.

Nga vendi i parë në Evropian shkon Rumania me 22 pikë të tubuara, ndërkaq e dyta është Zvicra me 17 të tilla./Lajmi.net/

Teilen: